“Është në gjendje të drekojë”, miku i Schumacher ngroh tifozët e legjendës
Prej 10 vitesh, jeta e Michael Schumacher është e mbërthyer me mister, kjo pasi familja e tij është kujdesur deri në detajin më të vogël për të mbajtur gjithçka private. Sigurisht ka informacione të pjesshme, por jo të konfirmuara, që tregojnë gjendjen e tij, e tillë është dhe deklarata e Johnny Herbert, ish shok skuadre i Schumacher te Benetton gjatë viteve 1994-95:
“Më kanë thënë se Michael është në gjendje të ulet në tavolinë për të drekuar. Sinqerisht nuk e di nëse është e vërtetë, nuk dua të jap shpresa të kota, pasi besoj se ai është ende në të njëjtën gjendje si pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Unë thjesht mundohem të përpunoj informacionin që kam pasi as nga familja e tij nuk është se kam arritur të mësojë më shumë. Unë mendoj se kjo privatësi e madhe vjen nga fakti që nuk ka shumë shpresa për përmirësim. Neve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të kujtojmë Shumacher për atë ka qenë, për atë që ne e njohim, i shpejtë në pistë dhe fitues”, u shpreh ndër të tjera Herbert.
()