“Ndizet” Bundesliga, Bayern kërkon mbrojtës, Werner kalon te Tottenham
Ditë intensive edhe për skuadrat e Bundesligës në merkaton e dimrit. Gjithnjë në qendër të vëmendjes qëndron Bayer Munchen, me kampionët që kërkojnë të përforcojnë kryesisht mbrojtjen dhe të duelojnë me Leverkusen për titullin.
Pasi humbën Dragusin, i cili përfundimisht zgjodhi të bashkohej me Tottenham, drejtuesit bavarezë duan do të finalizojë dy lëvizje për të forcuar vijën e pasme, duke dashur të marrin Mukiele nga PSG dhe Dier nga Tottenham.
Me këtë të fundit ka një akord, por ende nuk është bërë zyrtare. Ndërkohë lëvizja që u zyrtarizua së fundmi ishte ajo e Timo Werner te Tottenham. Sulmuesi gjerman i Leipzig kaloi në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Spurs.
Transferimi i radhës që pritet në Bundesligë është ai i Jadon Sancho-s te Dortmund, me verdhezinjtë që kërkojnë të rikthejnë sulmuesin anglez. Klubi gjerman do t’i paguajë Manchester United rreth 3 milionë paund për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, pa dashur të blejnë kartonin e tij, pasi problem është rroga e lartë e sulmuesit, që përfiton 13 milionë paund te Djajtë e Kuq, me Sanchon që vijon të jetë i pezulluar nga trajneri ten Hag.
()