Mozzik largohet nga rrjetet sociale dhe arsyeja është…
Gramoz Aliu , me emrin e tij artistik Mozzik, është një nga reperët më të njohur dhe më të pëlqyer të publikut shqiptar. Mirëpo së fundmi ka lajmëruar se rrjeti i tij social Instagram do të jetë i padisponueshëm si dhe do të kthehet në një llogari private për një periudhë kohe.
Ai ka fshirë cdo postim në Instagram dhe ka vendosur të largohet prej tij. Ndonëse ky lajm nuk është pritur mirë prej fansave, pasi Mozzik është një prej figurave publike më të pëlqyera dhe askush nuk do e preferonte mungesën e tij, shkaqet nuk dihen ende.
Teksa ka publikuar një foto të tijën në Instagram, reperi shkruan përkrah: “Kjo llogari nuk do të jetë aktive dhe private për një kohë të gjatë. Faleminderit për kuptimin”.
Rikujtojmë projektin e fundit të reperit, ”Zani”, i cili është lancuar rreth dy muaj më parë me një shikueshmëri prej plot 3.4 milion klikime. Sakaq reperi është shfaqur tepër aktiv dhe nëpër koncerte i shoqëruar nga vëllai i tij Getinjo. Na mbetet për t’u parë nëse ai do të zgjedhë të qëndrojë larg muzikës ashtu sikurse ka zgjedhur të qëndrojë larg rrjeteve sociale.