LIVE-Rama: Ja pse e shkriva ministrinë e Kulturës
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për ndryshimet në qeveri dhe strukturën e re. Ai tha se ministria e re e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk është bërë për të larguar Elva Margaritin, por për një shtysë të re.
“Ministria e re nuk është bërë për të larguar Elva Margaritin. Kjo ka të bëjë me nevojën e jashtëzakonshme të vendit për të ecur më shpejt duke thyer kufijtë tradicionalë.
Ka nevojë për një shtysë të re të fortë kur inovacioni është ekonomi dhe kërkon një udhëheqje dhe orientim të drejtpërdrejtë dhe në këtë fazë nuk mund të bëjë askush tjetër veç një ministri ekonomie.
Të shfrytëzojmë shumë më tepër potencialin që kultura ka për ekonominë. Kultura nuk është vetëm ekspozim por edhe motor i ekonomisë.
Nuk ka lidhje me persona, por që sistemi të bëhet më efiçent dhe që ne të marrim më shumë nga potenciali që kemi. Ministri i ri është një nga drejtuesit më të sprovuar dhe një sukses të pranuar nga të gjithë” tha ai.