U transferua te Dinamo Zagreb, lojtari shqiptar: Mezi po pres të luaj, tani kam provën e vërtetë
Arbër Hoxha u largua nga Slaven Belupo për t’u transferua te Dinamo e Zagrebit. Pas firmës, 25-vjeccari tha fjalët e para si futbollist i kësaj skuadre.
“Mund të them se jam i lumtur që kam arritur një marrëveshje me Dinamon dhe që jam bërë futbollist i këtij klubi të madh, më i madhi në Kroaci. Falënderoj ish-shokët dhe ish-trajnerët e mi për të gjithë eksperiencat dhe për gjithçka që kam mësuar prej tyre.
Tani po fillon për mua prova e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës” – Tha ai.
Hoxha nisi të luante te Besa, përpara se të kalonte te Prishtina dhe më pas te Ballkani. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij te Dinamo e Zagrebit, me debutimin në ndeshje zyrtare që mund të vijë në 23 janar ndaj Lokomotivës së Zagrebit.
(J.S/)