‘Do të përplasen fort’/ Blendi Salaj zbardh detaje nga BBV3
Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të ‘Big Brother Vip’, ndërsa sot në emisionin e mëngjesit, “Wake Up”, Blendi Salaj ka zbuluar disa detaje mjaft interesante në lidhje me banorët dhe shtëpinë.
“Shtëpia do të jetë fenomenale. Takova njerëz që po merrem me këtë punë, edhe ndihet eksitimi. Pashë murin me banorët. Unë i di, janë të gjithë në kokën time por nuk mund t’i them”, tha moderatori i njohur.
Pjesë nga biseda e moderatorëve në “Wake Up”:
Blendi Salaj: Murin me banorët, unë i di, janë të gjithë në kokën time por s’mund ti them
Neada Muçaj: Fotografitë e banorëve
Blendi Salaj: Ato të cilave u vendoset kryq kur dalin nga shtëpia, tani janë të gjithë pa kryq. Unë mund të them këtë gjë, këto janë përshtypjet personale, mu duk që niveli i bukurisë te banorët këtë vit është i kënaqshëm
Neada Muçaj: Më bukuroshë se ata vjet?
Neada Muçaj: U ngelet hatri atyre, mos e thuaj këtë
Blendi Salaj: Edhe ata shumë të bukur ishin që të gjithë, por këta janë…
Neada Muçaj: Këta? Janë më shumë? Janë shumë më shumë?
Blendi Salaj: Është një numër i konsiderueshëm njerëzish
Enxhi Nasufi: U tha se do të jenë më shumë, se Sara Hoxha e tha se do të jenë më shumë.
Blendi Salaj: Janë më shumë se sa vjet, gati 2-fish dëgjova unë.
Enxhi Nasufi: Po nuk i numërove ti?
Neada Muçaj: Janë më bukuroshë, janë më të gjatë…
Enxhi Nasufi: I kemi parë ne ca sy bojë qielli
Blendi Salaj: Mendoj se do të përplasen fort, janë ca karaktere me thënë të drejtën
Enxhi Nasufi: Domethënë presim një bombë atomike?
Blendi Salaj: Kur janë shumë të ngjashëm disa, aty më zë meraku mua, aty ka mundësi për përplasje e kështu gjërash.
Neada Muçaj: A ka shanse të ketë ndonjë çift?
Blendi Salaj: Të bëhen brenda çift?
Blendi Salaj: Po ka shanse. Ka edhe beqarë në mosha të përshtatshme
Neada Muçaj: Edhe të martuar që mund të lënë gratë
Blendi Salaj: Ça nuk do të ndodhë