Drejtori i Arkivave habit me deklaratën: Qemal Stafa nuk ishte hero! U vra nga xhandarmëria, nuk pati as dyluftim ballor
Drejtori i Arkivave Shqiptare, Ardit Bido. Ka bërë një deklaratë të fortë mbërëmjen e sotme, duke rrëzuar mitin e Qemal Stafës, i cili konsiderohet hero.
Ai tha në emisionin “Opinion” se për Qemal Stafën është ngritur një mit absurd, pasi ai nuk u vra në ndonjë përleshje, por u vra nga xhandarmëria.
“Miti i Qemal Stafës është një ndër mitet më absurde që kemi ne. Nuk kemi të bëjmë me një akt heroik siç mund të themi për Vasil Laçit që i doli para Mbretit të Italisë dhe donte ta vriste.
Me rastin e Qemal Stafës nuk kemi të bëjmë as me ndonjë përleshje, por është vrarë nga xhandarmëria. Nuk kemi të bëjmë me një dyluftim ballor. Nuk kemi të bëjmë as me një akt që kemi të bëjmë me një akt heroik dhe patriotik”, tha Bido.
Ai shtoi se 1945 kur në pushtet erdhën komunistët, u krijua një mit që i duhej atyre dhe dëshmitarët e ngjarjes nuk folën kurrë për atë që ndodhi në 5 maj.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo