Sat, Oct 19, 2024

Enxhi për Arnitën: ‘Nuk më pëlqejnë mesazhet nën rreshta’

  • PublishedJanuary 14, 2024

Enxhi Nasufi dhe Arnita Beqiraj kanë qenë dy konkurente të show-t magjik ‘DWTS’. Dhe pse njihen prej 10 vitesh, konkurenca në ktë program solli disi ‘rivalitet’ mes dyshes.

Arsyeja pse vajzat janë krahasuar shpesh me njëra-tjetrën mund të ketë të bëjë edhe me pikët e jurisë, të cilat, zakonisht kanë qenë pothuaj njëlloj, megjithatë as për këtë Enxhi nuk e ka krahasuar veten me askënd. Ironia ka qenë e pranishme në çdo bisedë tyren, e sakaq kjo gjë ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.

‘Nuk është se e njohim njera-tjetrën tmerrsisht shumë, por që kemi qenë pranë njera-tjetrës dhe në punë të tjera. Mua nuk më bezdis konkurrenca, por mesazhet nën rreshta dhe kjo gjë është bërë shpesh prej Arnitës’ – është shprehur Enxhi.