Wed, Oct 16, 2024

“Emsion amoral, i dëmshëm dhe pa sens”, ja çfarë mendon Juli për “BB”

  • PublishedJanuary 14, 2024

Julian Deda është një nga banorët e shtëpisë së “BBV”, ku mbrëmjen e djeshme nisi një aventurë të gjatë.

Por me anë të një statusi në Facebook në vitin 2015, Juli kishte shprehur që nuk i pëlqente fare si format madje e ka quajtur edhe amoral, asocial dhe të dëmshëm.

Por koha ka tregur që mendimi i Julit për “BB” ka pësuar një metamorfozë përderisa ai është bërë edhe vetë pjesë e formatit.

Juli ka shkruar: Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm se nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime qe ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër!