Presidenti Begaj dekreton Adea Pirdenin në krye të Ministrisë për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Presidenti i Republikës Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e Adea Pirdeni në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Adea Pirdeni u emërua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, ku krijoi edhe ministrin e re.
Rama solli argumentet për këtë ndërhyrje ne kabinet, duke e lidhur krijimin e një ministrie të tillë me nevojat që ka nxjerrë në pah procesi i integrimit të vendit në BE.
“Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike, për të rritur krahas pagave konkurruese dhe cilësinë e burimeve tona njerëzore, duke rishikuar me një sy më kërkues e me ekspertizë më të konsoliduar organizimin e institucioneve, strukturat e funksionet e tyre”, shkroi Rama disa dite më parë.