I kopjoi kërcimin Arbanës, Sara mbron Ledionin
Spektakli i shumëpërfolur “Big Brother Vip 3” rezervoi mjaft surpriza për shikuesit këtë vit. Sezoni i ri erdhi me një fytyrë të re në moderim.
Këtë vit “BBV3” po prezantohet nga Ledion Liço. Të shumtë ishin fansat që nuk donin zëvendësimin e Arbanës me një fytyrë të re. Por duket se publiku e pëlqeu energjinë e Ledionit që në natën e parë.
Video të shumta të tij duke kërcyer u bënë virale në rrjet, pasi kërcimi ishte i ngjashëm me Arbana Osmanin. Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe partnerja e tij, Sara Hoxha ka reguar menjëherë në mbrojtje të tij. Regjisorja ka postuar një video të Ledionit me djalin e tyre duke kërycer ku shkruan:
Ky kërcim ka mbi një dekadë që më ndjek. Tani mund të vuani edhe ju me mua.