Fri, Nov 29, 2024

Ambasadori në detyrë i BE apel partive politike: Punoni së bashku për agjendën e integrimit të vendit në BE

  • PublishedJanuary 15, 2024

Ambasadori në detyrë i BE-së, Silvio Gonzato ka bërë apel për bashkëpunim mes forcave politike.

“Falë procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ashtu si i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë funksonimin efektiv të parlamentit dhe një bashkëpunim të mirë midis të gjitha institucioneve.

Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në X.


AlbaniaWeb,net