Iu refuzua 6 herë licenca, Ina Xhaxho e mori pas vdekjes së 3-vjeçarit
Klinika “Spledent” e mjekut Roland Xhaxho, në të cilën kreu ndërhyrje 3-vjeçari Brian Spahiu që më pas ndërroi jetë nuk kishte licencë për klinikë dentare.
Sipas dokumentave, rezulton se Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë. Vajza e Roland Xhaxhos e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pasi 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikën dentare.
Babai i 3-vjeçarit ka zbuluar se klinika aplikoi për tu pajisur me licencë, më 13 tetor, 2 javë pasi Brian Spahiu kishte ndërruar jetë.
Në të njëjtën ditë, më 13 tetor, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor i kishte shkuar për inspektim, dhe kur zbuloi se klinikës i mungonte licenca për shërbime mjekësore e stomatologjike, vendosi masë administrative, të cilën e la në fuqi edhe më 11 dhjetor 2023, pasi Ina Xhaxho e ankimoi.