Wed, Oct 9, 2024

Vjen zyrtarizimi, skuadra e shqiptarëve në Serie A me trajner të ri

  • PublishedJanuary 15, 2024

Empoli ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra e Serie A ka ulur në pankinë Davide Nicola. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi, nëpërmjet kanaleve në rrjetet sociale.

Nicola do të pasojë Andreazzoli, i larguar. “Timonieri” 50-vjeccar ka firmosur një kontratë për një vit, me opsionin për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.

Kështu, Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi tashmë do të drejtohen nga një trajner tjetër, me italianin që ka qenë në stolin e Salernitanës apo Torinos.

“Klubi i Futbollit Empoli njofton se pankina i është besuar Davide Nicolës. Trajneri ka nënshkruar një kontratë për një vit,  me opsion zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër. Ai do të drejtojë seancën e parë stërvitore nesër pasdite në orën 15:00” – Shkruan Empoli.

 

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net