Duelet në Serinë A, analiza e Sabatinit: Interi një hap përpara, Murinjo cinik! Milani është një skuadër e paparashikueshme…
Postuar: Maj 6, 2023 | 9:58
Ish-drejtori sportiv Valter Sabatini në një intervistë për median italiane “Tuttosport”, ka folur për ndeshjet e ditës së sotme në Serinë. Ai është ndalur tek dueli Roma-Inter dhe Milan-Lacio.
“Për sa i përket mënyrës se si po luajnë dhe rezultateve që po arrijnë, Inter është pak më përpara se të tjerët. Por po e përsëris, një hap i vogël, jo një kilometër. Gjithashtu më duket se tani janë më pak të çmendur. Ata kanë gjetur një ekuilibër të mjaftueshëm. Nerazzurrët sigurisht kanë humbur shumë ndeshje në Serie A këtë vit, por ata janë gjithashtu në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Roma është një ekip shkencor. Ata dinë të luajnë dhe të fitojnë gjithashtu falë Murinjos. Mund të themi gjithashtu që është cinik, por nuk më pëlqen përkufizimi.
Ndërsa Lacio është ekipi i talentuar dhe shumë konkurrues, me një trajner të shkëlqyer si Sarri. Milani është një skuadër e paparashikueshme. Sezonin e kaluar ishin të parashikueshëm në kuptimin pozitiv për rezultatet, duke arritur të fitonin kampionatin në mënyrë të paparashikueshme”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL