Mon, Oct 7, 2024

VIDEO/ Mesfushori “rrëmben” çmimin Puskas, gol i rrallë në Brazil

  • PublishedJanuary 15, 2024

Mund të jetë një nga golat më të mirë që keni parë ndonjëherë. Guilherme Madruga, mesfushori nga Brazili i cili është aktivizuar në radhët e Botafogos, ka “rrëmbyer” çmimin e FIFA Puskas 2023. Me një lëvizje të bukur, Madruga dërgoi topin në rrjetë, në ndeshjen ndaj Novorizontino, takim ky i vlefshëm për Serie B braziliane.  23-vjeçari ka luajtur për Botafogon në 44 ndeshje, ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.

“Falënderoj të gjithë ata që më shoqëruan në këtë rrugë, në këtë trajektore të jetës sime. Faleminderit zot. Isha i huazuar te Botafogo, më pas arrita te goli, u motivova sepse më thanë që do luaj në Serie B” – Tha ai pas marrjes së çmimit.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net