Mon, Oct 7, 2024

E papritur! Linda tregon se Buci dhe Santiana njihen prej jashtë

  • PublishedJanuary 15, 2024

Mbrëmjen e sotme, ka nisur ‘Prime’ i formatit më të njohur ‘BBVK’. Kjo natë ka nisur me diskutime, surpriza, ndonëse disa prej këtyre të fundit pak të hidhura.

Rikujtojmë se në ‘Prime-n’ e kaluar banorja që u eleminua ishte Linda Halimi. Mbrëmjen e sotme ajo është rikthyer në studio me shumë surpriza dhe akuza të forta drejt dy prej banorëve.

Me një përshëndetje ironike drejt Bucit dhe Santianës, ish-banorja ngre akuza drejt tyre. ‘Kur do i tregosh publikut që njihesh me Bucin dhe jashtë?’ – ishte kjo pyetja e drejtuar për Santianën, ku kjo e fundit mbeti ‘pa fjalë’.

E ndërsa Buci i drejtohet duke qeshur: ‘E di që bën shaka lidhur me këtë pjesë’. Sipas Lindës ai fakt është i vërtetë pasi ka parë shumë gjëra dhe shumë persona kanë kontaktuar me të pasi ajo ka dalë prej shtëpisë së ‘BBVK’.