Fri, Oct 4, 2024

Momentet dhe imazhet e veçanta të Mourinhos te Roma, mes tyre edhe finalja e Tiranës

  • PublishedJanuary 16, 2024

Roma shkarkoi Jose Mourinhon. Trajneri portugez largohet nga klubi verdhekuq pas 138 ndeshjesh, nga të cilat 68 fitore, 30 barazime dhe 40 humbje, të shënjuara nga fitimi i trofeut të vetëm, Ligës së Konferencës, në finalen historike të Tiranës.

Dashuria e tifozëve, pankartat për të, përjashtimet me kartonë të kuq, fitoret dhe humbjet. Disa nga fotot më pikante dhe domethënëse të “Special One” në stolin e verdhekuqve.

Mes tyre edhe baneri i shpalosur në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku i urohej mirëseardhja në finale e 25 majit 2023, si dhe murali në kryeqytetin italian, ku portretizohet mbi një motor “piaggio”, duke ardhur te Roma, para se të prezantohej në stolin e Romës.

()

AlbaniaWeb.net