Sat, Nov 30, 2024

Si nëpër filma/ Policia italiane shkatërron grupin kriminal! Në pranga dy shqiptarë, njëri prej tyre tentoi të arratisej nga tarraca, kokaina e fshehur në…

  • PublishedJanuary 16, 2024

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga, kurse dy të tjerë janë nën hetim për trafik droge në Itali.

Policia e Asizit arrestoi shqiptarët të cilët po qëndronin në një hotel në zonë. Ata gjetë në dhomë 5 qese me kokainë dhe hashash në tavolinë, sipas medias italiane.

Të alarmuar nga zhurmat, brenda një dhome të dytë ngjitur, dy persona të tjerë arritën të arratiseshin, ku njëri prej tyre zbriti nga tarraca e dhomës.

Falë aksionit të koordinuar të agjentëve të Skuadrës Fluturuese dhe policëve të Antikrimit, dy të arratisurit pas një ndjekjeje të shkurtër u kapën.

Në përfundim të kontrollit, efektivët gjetën të fshehur brenda një gardërobe qese të shumta celofani dhe një peshore precize me mbetje pluhuri të bardhë, e dyshuar kokainë dhe një qese me 2700 .00 euro, kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të dyshuara nga veprimtaria e trafikut të drogës të grupit kriminal.

Me përfundimin e hetimeve, dy shqiptarët, në dhomën e të cilëve u sekuestrua droga, u arrestuan për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe me urdhër të Prokurorit Publik u shoqëruan në burgun Perugia Capanne.

Dy shtetasit e tjerë shqiptarë, të lindur në vitet 2000 dhe 2005, janë referuar në Gjykatën për të njëjtën vepër. Njëri prej tyre, një 24-vjeçar, u referua për veprën penale të rezistencës dhe plagosjes të një zyrtari publik, pasi ishte përgjegjës për plagosjen e një prej policëve gjatë arratisjes. Gjithashtu nën hetim është edhe pronari i hotelit që priti shqiptarët.


AlbaniaWeb,net