Wed, Oct 2, 2024

Zirkzee “fikson” skuadrën nga Manchesteri, sulmuesi i Bolognas kushton 40 milionë euro

  • PublishedJanuary 16, 2024

Në horizont ka një skuadër pretendente për Joshua Zirkzee, sulmues i Bolognas që ka bërë një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit me fanellën rossoblù. Sipas edicionit gjerman të Sky Sport, në fakt, Manchester United është duke monituar lojtarin dhe synon që ta afrojë në verë.

Cilësitë dhe rritja në nivel loje  e Zirkzee  impresionuan drejtuesit e “Djajve të Kuq” aq shumë, saqë anglezët shprehën dëshirën që të nënshkruajnë me të në seksionin e janarit. Pozicioni i Bolongës është i qartë, klubi nuk do të privohet nga holandezi i lindur në vitin 2001 në gjysmë të sezonit. Prandaj, kontaktet e radhës janë parashikuar në qershorin e ardhshëm, kur lojtari do të mund të largohet nga Bologna për një shumë prej 40 milionë eurosh, pra aq sa është vlera e klauzolës së tij të lirimit.

Këtë sezon Joshua Zirkzee, pas largimit të Marko Arnautovic, është shndërruar në protagonist absolut të sulmit të skuadrës së drejtuar nga Thiago Motta dhe shifrat dëshmojnë për evolucionin e tij. Në 19 paraqitje në ligë, ish-lojtari i Bayern Munichut ka realizuar  7 gola dhe numëron 2 asiste. Këtu nuk mund të harrojmë edhe 2 paraqitje në Kupën e Italisë, me 1 gol dhe 2 asist, në ndeshjen e fituar në San Siro ndaj Interit.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net