Tue, Oct 1, 2024

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup për Planin e Rritjes/ Të ftuar Rama, Kurti dhe Vuçiç

  • PublishedJanuary 16, 2024

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup të hënën më 22 janar.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski do të jetë mikpritës i takimit kushtuar Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sipas mediave rajonale.

Në darkë do të jenë të ftuar kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç,  kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Gjithashtu pjesë e takimit do të jetë edhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien Milatović dhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së KE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Kopman.

Përveç kësaj, në Shkup janë të ftuar përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Cefta dhe Forumit të Investimeve të Komoros të Ballkanit Perëndimor 6, USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në takim do të nënshkruhen protokollet për “Qasje të lirë në tregun e punës në vendet e Ballkanit të Hapur”.


AlbaniaWeb,net