Tue, Oct 1, 2024

Vota e çuditshme nga ish-trajneri i Kosovës, Gliha vlerësoi Brozovic si “lojtarin më të mirë”

  • PublishedJanuary 16, 2024

Mbrëmë në Londër u mbajt ceremonia e më të mirëve të FIFA-s, për vitin 2023. Lionel Messi qëndroi në fron, duke u zgjedhur për vitin e dytë radhazi si “lojtari më i mirë”, pasi la mbrapa Haaland dhe Mbappe.

Edhe këtë herë, si herët e tjera, kishte votime të çuditshme. Përshëmbull, ish-trajneri i Kosovës, Primoz Gliha nuk preferoi asnjë nga lojtarët e sipër-përmendur, pavarësisht klasit që kanë.

Slloveni Gliha votoi për Marcelo Brozovicin si më të mirin, tre pikë Kevin de Bruyne-t dhe një pikë Ilkay Gundoganit. Natyrisht, lajmi ka bërë bujë jo vetëm në Kosovë, por edhe në disa media botërore.

Gliha nuk ishte i vetmi por një nga dy personat që kishin vlerësuar në maksimum Brozovic. Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ndau të njëjtin mendim, e çuditshme apo jo?

(J.S/)

AlbaniaWeb.net