Mon, Sep 30, 2024

Mancini e nis me fitore aventurën në Kupën e Azisë, Arabia Saudite përmbys Omanin në Doha

  • PublishedJanuary 16, 2024

Arabia Saudite e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Azisë. Në Khalifa International Stadium (Doha), ndeshja ndaj Omanit përfundoi 2-1. Në pjesën e parë, të besuarit e Roberto Mancinit e patën të vështirë të dilnin në lojën e tyre, teksa regjistruan vetëm një  goditje në portë. Skuadra e Branko Ivankovic ndëshkoi arabët në minutë ne 14-të, pasi Al Yahyaei shndërroi në gol një penallti.

Mesfushori i Al Nassr, Abdulrahman Ghareeb barazoi shifrat në minutën e 79-të, duke dërguar në festë tifozërinë saudite. Minutat e fundit ishin mjaft emocionuese, me rastet që nuk munguan. 8 minutat shtesë sollën përmbysjen e madhe, falë Ali Al Bulayhi!

Arabia Saudite do të përballet me Kyrgystanin në ndeshjen tjetër, ndërsa Omani sfidon Thailandën. Takimet janë të vlefshme për Grupin F.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net