Fri, Nov 29, 2024

Ndërkombëtarët kërkojnë gjithpërfshije politike për reformën zgjedhore

  • PublishedJanuary 16, 2024

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, , kërkoi të martën një dialog konstruktiv dhe gjithpërfshirës për realizimin e reformës zgjedhore.

Reagimi vjen në një moment kur kryetari i njoftoi se reforma do të bëhej me Partinë Socialiste në pushtet, ndërkohë që një pjesë e madhe e opozitës që nuk përfaqësohet nga partia e Bashës e ka kontestuar përbërjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.

““Për reformën zgjedhore kemi nevojë për një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës,” ”- tha Gonzato duke folur për mediat gjatë një aktiviteti në Gjirokastër.

Ai shtoi se “ju duhet ta bëni atë përmes një dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv”.

Sipas ambasadorit, për BE-në është tepër e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të në realizimin e reformës zgjedhore.

Ai i quajti “thashetheme” një deklaratë të mëparshme të Bashës që fliste për ndërmjetësim të partnerëve ndërkombëtarë, BE, ambasada Amerikane dhe ajo Britanike, për nisjen e punës së komisionit parlamentar për reformën.

Basha deklaroi të hënën fillimin nga puna të këtij komisioni dhe pranoi se reforma do të bëhej në bashkëpunim me partinë socialiste në pushtet. Por, edhe pse drejton partinë më të madhe në opozitë Basha nuk e kontrollon grupin e tij parlamentar.

Ambasada Amerikane në një reagim për mediat tha se realizonte takime me aktorë të ndryshëm përfshirë dhe anëtarë të komisionit për reformën zgjedhore, por mohoi të ishte përfshirë në ndërmjetësimin e partive politike për këtë çështje.

“Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi”- thuhet në reagimin e ambasadës, ku theksohej se “interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”.

Edhe Ambasada britanike në Tiranë e përgënjeshtroi përfshirjen në ndërmjetësimin e ndonjë marrëveshje politike, ndërsa apeloi që për “bashkëpunim konstruktiv” në parlament.

“Ndërsa nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar”- thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Komisioni për reformën zgjedhore prej 2 vitesh nuk ka prodhura asnjë rezultat konkret dhe vetëm ka kërkuar shtyrjen e afatit çdo 6 muaj në Kuvend.

Së fundmi përbërja e tij është kontestuar nga grupimi më i madh i opozitës që drejtohet nga ish-kryeministri , duke kërkuar zëvendësimin e bashkëkryetarit Enkeljed Alibeaj, një përkrahës i Bashës,  me deputetin .

Kjo kërkesë u rrëzua nga , duke sjellë si pasojë kontestimin e punës së komisionit nga opozita që nuk ndihet e përfaqësuar.

Ditët e fundit dhe kreu i PD-se, Lulzim Basha, kanë shfaqur vullnetin për avancimin e reformës, pavarësisht kontestimeve për mungesë gjithpërfshirje.

Për herë të fundit u ndryshua në vitin 2020 pas një marrëveshje të gjërë të partive politike dhe ndërmjetësimit të delegacionit të BE-së e ambasadave amerikane dhe britanike.