“Flet një spanjishte perfekte”, Ronaldo zbulon takimin me Mbappe
Telenovela “Kylian Mbappe” është në seritë e fundit, por mbetet një çështje e nxehtë në aksin Paris-Madrid. Të shumë janë aktorët që janë përfshirë në këtë diskutim që po fillon të bezdisë tifozët e dy klubeve. Së fundmi mbi këtë temë është pyetur edhe Ronaldo, fenomeni, pasi të dy ishin të pranishëm në një ndeshje NBA:
“Real Madrid ka pasur gjithnjë lojtarët më të mirë në botë, është në filozofinë e tyre, prej vitesh e bëjnë diçka të tillë dhe do të vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta. Nuk e di nëse Mbappe do të shkojë te Reali, por është e vërtetë që fliste një spanjishte perfekte. Mu duk impresionuese teksa e dëgjoja duke folur. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por është një telenovelë që po bëhet shumë e gjatë”, u shpreh Ronaldo, fenomeni.
Mbappe vijon formën e tij fantastike edhe këtë sezon teksa në 25 ndeshje në total ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.
()