Mon, Sep 30, 2024

Roza komenton banorët e rinj: “Dea nuk më duket me mendje të mirë…”

  • PublishedJanuary 17, 2024

6 banorët e rinj që iu bashkuan mbrëmjen e djeshme shtëpisë së “BBV3” kanë trazuar ujërat në shtëpi që në orët  e para të qëndrimit. Nga ana tjetër banorët që ishin në shtëpi filluan të ndajnë mendimet e tyre rreth hyrjeve të reja. Gjatë një diskutimi mes Rozës, Sarë, Ilnisës dhe Alfios, Roza iu rrëfeu banorëve përshtypjet e saj.

Roza: Pata një impresion të mirë, domethënë ma dha impulsin pozitiv (për Fatjonin), por Dea nuk më duket me mendje të mirë. Fatjoni më duket me mendje të mirë.

Ilnisa: Po sot nuk është me mendje të mirë, mbase nesër nuk do të gdhihet me mendje të mirë…

Alfio: Po ti Sara si mendon?

Sara: Jo, njeri i mirë është.