Wed, Oct 2, 2024

Çmimet Emmy i vunë vulën, kjo është ngjyra e buzëkuqit më ‘trendy’ për 2024

  • PublishedJanuary 17, 2024

Golden Globes ndoshta solli tendencën më IN të prerjes së flokëve, ndërsa tapeti i kuq i çmimeve Emmy-s Awards këtë vit konfirmoi një nga parashikimet më të mëdha të grimit për 2024-ën: buzët me tone të forta.

Nëse të pranishmit VIP këtë vit kishin diçka për tu dalluar, të gjithë jemi të qartë që grimi gotik dhe buzëkuqi i guximshëm ishin detaje që ranë në sy menjëherë.

Selena Gomez, Aubrey Plaza dhe Dominique Fishback ishin në një mendje kur zgjodhën nuancat e errëta të buzëkuqit në ngjyrë burgundy (miksim i të kuqes me vjollcën).

Sido që të jetë rasti, të pranishmit e Emmy-s 2024 kanë vërtetuar me siguri tendencat e grimit që do të jenë kudo për 2024-ën dhe ky është momenti që të frymëzoheni edhe ju.