Sat, Oct 5, 2024

Afrimi i dytë në merkato, Napoli shton radhët

  • PublishedJanuary 17, 2024

Hamed Traorè është një lojtar i Napolit. Këtë të mërkurë është depozituar kontrata në Lega Serie A dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë kthehet në Itali në formë huazimi nga Bournemouth dhe kështu do të veshë fanellën e kampionëve të Italisë për gjashtë muajt e ardhshëm.

Pas MazzoChi-t, kjo është blerja e dytë e merkatos së janarit për skuadrën italiane. Traore ka luajtur më parë në Itali për Empolin dhe Sassuolon. 23-vjeçari mund të debutojë ndaj Lazios me 28 janar.

“SSC Napoli njofton me kënaqësi nënshkrimin e Hamed Traore nga Bournemouth në një marrëveshje huazimi që përfshin opsionin për blerjen e kartonit” – shkruan Napoli.

 

 

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net