Sun, Oct 6, 2024

Deklarata e fortë e Anila Hoxhës: Behar Bajri nuk u dënua kurrë për vrasjen e gruas së tij

  • PublishedJanuary 17, 2024

Vrasjet e bujshme të grave që ende nuk janë zbardhur u bënë temë diskutimi këtë mbrëmje në “Top Story”.

Gazetarja Anila Hoxha risolli vrasjen e Fabiola Bajrit në vitin 2002 në Shkodër. Ajo shpjegoi si ngjarja në fillim u trajtua si vetëvrasje, ndërsa vite më pas, pasi u zbulua se ishte partneri Behar Bajri, që i kishte marrë jetën, Gjykata e Shkodrës e rrëzoi këtë akuzë.

“Fabiola Bajri ishte 16 vjeçe. Drejtësia në Shkodër e serviri si vetëvrasje. Pati disa diskutime, si ka mundësi pistoleta atje larg, pati tre të qëlluara. Dhe shumë vite më vonë, gjatë një operacioni në kohën e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, u bë një operacion për goditjen e një grupi kriminal. Shkoi RENEA me makina të blinduara, gjetën një pistoletë aty. Dhe për Fabiolën u arrestua bashkëshorti i saj. Për të kishte pasur pretendime nën zë, por asnjëherë nuk kishin dalë prova. Se drejtësi e dobët dhe që ecën ngadalë, duhet duartrokitur media. Se drejtësia flet me prova, gazetari guxon.

Në fund arrestohet Behar Bajri, iu ngrit akuzë edhe për vrasjen e Fabiolës. Në fund, ish-Krimet e Rënda, shpallën moskompetencën dhe e sollën në Shkodër. Këtu fillon tragjedia, Shkodra përpiqej t’i rrëzonte akuzat një nga një. Dhe vrasja e Fabiolës vazhdon të jetë një ngjarje pa autor”.

Më tej, gazetarja trajtoi vrasjen e një tjetër gruaje, Suela Sulës. Edhe kjo ngjarje, u cilësua vetëvrasje në fillim dhe më vonë u zbulua dhe bashkëshorti kishte paguar punonjësin e mobilerisë së vetë që ta mbyste.

“Në vitin 2016, në Shqipëri, u vra Suela Sula dhe prokuroria mbajti të njëjtin qëndrim censurues. Fillimisht, ngjarja u servis për publikun si një vetëvrasje. Kishte pista të ndryshme, që policia i hidhte edhe qëllimisht.
Dhe në fund, arrestohet bashkëshorti. Nuk kishte ansjë pistë tjetër. Bashkëshorti e mohonte me forcë, thoshte ajo u vetëvra.

or, çfarë doli nga akt ekspertiza më pas?! Ishte një telefon që nuk po gjendej. Kishte të dhëna se bashkëshortja kishte filmuar dhe regjistruar debatet e egra. Në ekspertizë e sipër del një personazh, i cili punonte në mobileri, Fatjon Komnishta. Bëhet një ekspertizë e beftë në thonjtë e duarve të tij dhe zbulojnë që ADN-ja e tij ishte në grykën e Suelës. Ai e kishte mbytur. Mbytui të shoqen e pronarit, që e kishte paguar.
Debat i këtij çifti ishte mes të tjerash paralajmërimi për një divorc të mundshëm dhe ndarjen e pasurisë.
Portretet e burrave të tjerë, që janë aq njësoj, janë këta burrat që luajnë bixhoz, pijnë alkool, janë xheloz”.


AlbaniaWeb.net