Tue, Oct 8, 2024

Reagon Alba Vukaj pas largimit nga “BBVK”, mesazhi i saj për publikun

  • PublishedJanuary 18, 2024

Spektaklit “Big Brother Vip Kosova 2” po i afron fundi dhe numri i banorëve në shtëpi po ulet. Kanë mbetur më pak se 3 javë nga finalja dhe publiku është mjaft kurioz se kush do të jenë 5 finalistët. Banorja e fundit e cila u largua nga shtëpia ditën e hënë ishte Alba Vukaj, një banore shumë e komentuar nga publiku. Alba ka reaguar dje përmes një postimi në Instagram.

Eksperiencë e jashtëzakonshme… emocione nga më të ndryshmet… mirënjohëse pa fund për mbështejtjen e familjes, shoqërisë dhe gjithë publikut që më përkrahu dhe besoi tek unë, në momente të bukura dhe sidomos të vështira. Ndihem mirë kur më kuptojnë njerëzit.

 

Deklarata e saj mund të ketë ardhur si përgjigje pasi ish-banorja ka parë videot që publiku hidhte për të në TikTok, ku shpeshherë veprimet e saj komentoheshin negativisht nga ndjekësit.