Java e 20-të në dy ditë, spikat Teuta-Tirana dhe Partizani-Laçi
Java e 20-të e elitës së futbollit shqiptar, starton të premten me dy sfida: Kukësi-Egnatia në orën 13:30 dhe Teuta-Tirana në orën 17. Në letër, kjo duket një transfertë e lehtë për Egnatian, por Kukësi kërkon rikthimin te fitorja me Nicën të konfirmuar sërish në stol. Një transfertë shume të vështirë parashikon kalendari për Tiranën, pasi Teuta është një ekip që i ka hapur shumë punë sezonet e fundit. Java e 20-të vijon të shtunën me tre sfida të tjera: Erzeni-Vllaznia në orën 13:30 për të vijuar më pas me dy sfida në orën 17, Partizani-Laçi dhe Skënderbeu-Dinamo. Vllaznia kërkon fitoren e pestë radhazi, ndërsa të kuqtë kërkojnë fitoren e dytë me Shehin në stol. Një sfidë mes të barabartësh është jo ndërmjet Skënderbeut dhe Dinamos, me dy ekipet që kërkojnë pikët e plota:
JAVA E 20
E PREMTE
1-KUKËSI-EGNATIA 13:30
2-TEUTA-TIRANA 17:00
E SHTUNE
3-ERZENI-VLLAZNIA 13:30
4-PARTIZANI-LAÇI 17:00
5-SKËNDERBEU-DINAMO 17:00