Fri, Nov 29, 2024

Konkurrenti i Përputhen habit studion: Jam prej 4 vitesh i martuar

  • PublishedJanuary 18, 2024

Xhebro, konkurrenti i ri i emisionit “Përputhen” habiti publikun kur gjatë takimit me Gabrielën tha se është baba i një vajze dhe se prej katër vitesh është i martuar. Ai rrëfeu se ka pasur një lidhje 4-vjeçare me nënën e vajzës së tij por ata tashmë nuk bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.

Konkurrenti 25-vjeçar u shpreh se gjërat nuk shkonin mirë mes tyre dhe prej disa javësh janë të ndarë fizikisht por me letra ende është i martuar. Të shumta ishin reagimet në studio të cilët nuk e prisnin këtë deklaratë të tij. Madje shumica prej tyre aluduan se ndërmjet çiftit kishte ndodhur një tradhti.

Buçi: Bëj kujdes me çfarëdolloj femre që të del përpara.

Kastro Zizo: Unë me sa po kuptoj është një tradhti.

Xhebro: Nuk ka qenë tradhti.

Kastro Zizo: Si ka mundësi që të flasësh keq për ish-in nëse nuk të ka tradhtuar?

Xhebro: Ajo i ka bërë gjithë të këqijat, por nuk ka tradhtuar. Unë katër vjet kam bërë luftë që mos të ndahem. Nga 10 pika, nëntë i kishte të këqija dhe një e kishte të mirë, që nuk tradhtonte. Unë njëkohësisht nuk po them që ajo nuk është një nënë e mirë. Marrëdhënia nuk ecën, kështu që katër vjet për mua ishin shumë.