‘Të ruash marrdhënien me ish-in’/ Debate mes banorëve
Vazhdojnë dinamikat e ngjarjeve brenda shtëpisë së ‘BBV3’. Ditën e sotme produksioni ka caktuar një lojë për të gjithë banorët. Nën moderimin e Merit, u zhvillua një emision në të cilin u përfol për temën ‘Të ruash marrdhënien me ish-in’.
Pjesë e këtij debati ishin 6 persona, 3 pro dhe 3 kundër. Si një moderatore me humor, Meri shkaktoi të qeshura brenda shtëpisë. Sakaq Gazi me bindje të plotë thotë: ‘Vetëm unë do të dëshiroja të takohesha me ish-et e tjera, sepse jam demokratik.’
E ndërsa në anën tjetër qëndron Ledjona, nënë e një vajze e cila rrëfehet më tepër lidhur me ish-in e saj. ‘Unë e kam marrdhënien me ish-in sepse na lidh një fëmijë, dhe do ta kem gjithë jetën. Por kjo marrdhënie me ish-in nuk më ka penguar në lidhjet e mia të tjera. Dhe kjo është gjëja më e mirë për fëmijën’- tha ajo.