Një puthje e papritur mes Lumbardhit dhe Santianës, nervozohet Kaderi
Dhe në shtëpinë më të famshme në Kosovë ’BBVK’ vazhdojnë dinamikat e ngjarjeve, ku debatet , surprizat dhe lojrat kanë sjellë përveçse momente shumë të bukura por dhe ngatërresa mes banorëve.
Ditën e sotme produksioni ka caktuar një puthje mes Lumbardhit dhe Santianës në mënyrë që të shtojnë 2000€ në çmimin e madh. Padiskutim që dyshja nuk e refuzoi diçka të tillë, ama një person i tretë u nervozua për këtë.
Bëhet fjalë për Kaderin e cila prej pak kohësh ka nisur një romancë brenda shtëpisë me Lumbardhin. Dhe pse ky i fundit mundohet të justifikohet tek e dashura e tij, siç duket Kader ka vendosur të mbaj pak ‘mëri’ me të.