Si të mbrohemi nga gripi? Këshillat e mjekëve për të minimizuar efektet
“Rrisni imunitetin me lëngje të freskëta agrumesh, konsumoni perime dhe shmangni ambientet me shumë njerëz ose në raste të pashmangshme përdorni maskë që të mos infektoheni”, këto janë këshillat që japin mjekët këto ditë ku në spitale ka ngarkesë dhe nëpër qendra shëndetësore fluks të shtuar pacientësh me grip, COVD dhe viroza.
“Mos të rrinë në ambiente të mbyllura. Mos të rrinë me shumë njerëz. Und të përdorim maskën për të mbrojtur veten. Të shtohet sasi e lëngjeve, ku ka më mirë se limoni dhe portokallet. Duhet të konsumoni supëra dhe çajra”, tha Silvana Sadria-mjeke pneumologe.
Në dispanserinë e Tiranës ka fluks pacientësh të cilët paraqiten për grafi apo ekzaminime të tjera të referuar nga mjeku i familjes kur konstatojnë prekje të mushkërive nga virusi.
“Ne shpesh këshillojmë që nëse ke simptomat ne dy tre ditët e para duhet të rrini në regjim shtrati. Në këto kushte nëse lëvizim mund të përdorim maskat për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, tha mjekja.
Mjeket këshillojnë të ruhet higjena, pra larja sa me shpesh e duarve pasi gripi përhapet shumë shpejt nëpërmjet teshtimës spërklave te pështymës.
Top Channel