Thu, Nov 28, 2024

Sulmuesi i Kosovës ndërpret bashkëpunimin me skuadrën turke

  • PublishedJanuary 18, 2024

Arbër Zeneli ka ndarë përfundimisht rrugët me Adana Demirspor. Klubi turk dhe sulmuesi i Kosovës kanë bashkëpunuar vetëm pak muaj, teksa tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i “divorcit”.

Në 12 ndeshje në Turqi në kampionat, Zeneli nuk provoi shijen e golit, ndërsa dhuroi një asist.

“Arbër Zeneli ka shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me Adana Demirspor”, – shkruan klubi. Zeneli ka mbajtur veshur fanellën e Elfsborg në Suedi, përpara se të kalonte te Heerenven në Hollandë dhe te Reims në Francë.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net