Thu, Nov 28, 2024

Si të Mbani në Kontroll Rrahjet e Zemrës

  • PublishedJanuary 19, 2024

I keni parasysh momentet kur zemra rreh aq fort sa duket sikur do të dalë nga kraharori? Këto e raste të tjera tregojnë se zemra juaj rreh në mënyrë të çrregullt.

Luhatjet në rrahjet e zemrës mund të jenë pasojë e ndonjë problemi mjekësor siç janë:

  • Tiroidja, 
  • Aritmia,
  • Fibrilacioni atrial
  • e në raste më ekstreme, dështim i zemrës.

Si Të Përmirësoni Rrahjet e Zemrës 

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se metodat e përmendura më poshtë ju ndihmojnë që rrahjet e zemrës suaj të jenë të rregullta.

Teknikat e Qetësimit

Stresi ka një ndikim të fortë tek zemra dhe mënyra se si ajo rreh.

Prandaj, ekspertët thonë se njeriu duhet të mësojë disa teknika qetësimi që të përballet me stresin dhe të mbrojë zemrën.

Ndër metodat më të mira janë: aktiviteti fizik, joga, meditimi, frymëmarrja e thellë etj.

Kujdes Me Stimuluesit

Luhajet në rrahjet e zemrës mund të çrregullohen si pasojë e disa stimuluesve siç janë: duhani, droga, kafeina, çaji, lëngjet e gazuara, ilaçet kundër tensionit të lartë dhe ato kundër kollës.

Nervi Vagus

Nervi vagus lidh trurin me zemrën ndaj shpesh ai duhet stimuluar për të qetësuar organizmin.

Nervi mund të qetësohet duke u kollitur, duke mbajtur një peshqir të ftohtë mbi lëkurë për disa sekonda, duke e larë fytyrën me ujë të ftohtë, e të tjerë.

Elektrolitet

Këto molekula të rëndësishme ndihmojnë në transferimin e sinjaleve elektrike në trup të cilat ndër të tjera rregullojnë rrahjet e zemrës.

Këto molekula mund të shtohen duke konsumua rushqime të pasura me sodium, kalçium dhe magnez. siç janë: patatet, bananet, avokadot dhe spinaqi.

Hidratimi

Kur trupi është i dehidratuar, zemrës i duhet të punojë më fort për qarkullimin e gjakut.

Një gjë e tillë shkakton luhatje në rrahjet e zemrës.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të pijnë mjaftueshëm ujë në ditë për tu hidratuar.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik mund të përmirësojë të gjithë shëndetin kardiovaskular, të ulë ankthin dhe stresin.

Ecja, vrapi dhe nota janë disa prej aktiviteteve më të mira fizike për shëndetin e zemrës./AgroWeb.org