Thu, Nov 28, 2024

Mitraloz, bomba dhe municion, sekuestrohet një arsenal armësh në Fier! Në pranga 30-vjeçari 

  • PublishedJanuary 19, 2024

Një arsel armësh është sekuestruar në Fier, në kuadër të operacionit “Risku”.

Si pasojë ra në pranga një 30-vjeçar, të cilit më herët Policia i gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Arsenali i armëve përfshin: 1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole; 20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme; 1 krëhër automatiku; 2 bomba dore (granata difensive); 1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm; 1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale; 1 pistoletë gjurmëlënëse; 2 radio si të Policisë; 3 krehra disk për mitralozë të lehtë; 5 celularë; 1 GPS.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë zbuluan vendin në të cilin 30-vjeçari i arrestuar gjatë operacionit të koduar “Risku”, kishte fshehur një arsenal tjetër armësh.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


AlbaniaWeb.net