“Na grabitën, e pabesueshme çfarë ndodhi”, te Almeria revoltohen pas humbjes me Realin
Te Almeria ndihen të vjedhur. Skuadra e vendit të fundit të La Liga u mund me përmbysje 3-2 nga Real Madrid, në përballjen që zgjati mbi 100 minuta. Lojtari i Almerias, Gonzalo Melero e ka patur të vështirë të përmbahet pas ndeshjes.
“Sot na grabitën. Më shqetëson ta them, por këtë vit tashmë ka pasur disa situata. Sot u tejkalua çdo kufi, ishte e pabesueshme. Asgjë më shumë nuk mund të bëhej për të fituar ndeshjen… Disa interpretime, si goli me dorë i 2-2 i Vinicius…” – tha Melero.
I të njëjtit mendim ishte edhe futbollisti tjetër i modestëve spanjoll, Marc Pubill. “Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, kaluam në epërsi, por dikush vendosi që ne nuk mund të fitonim” – Theksoi Pubill.
(J.S/)