Thu, Mar 13, 2025

Snoop Dogg refuzon ofertën tunduese nga ‘Onlyfans’ për këtë arsye

  • PublishedJanuary 21, 2024

Reperi legjendar Snoop Dogg ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë dollarësh për t’u bashkuar me botën e ‘OnlyFans’.

Lajmin e ka ndarë vetë reperi i njohur me publikun e tij përmes emisionit live “Wake & Bake with Double S Express”, në Instagram.

Siç shpjegoi ai, ai mori një ofertë të madhe parash nga platforma e të rriturve, të cilën megjithatë e refuzoi pa u menduar.

Ai po ashtu ka deklaruar se arsyeja nuk është tjetër veçse gruaja e tij, me të cilën janë bashkë që në shkollën e mesme.

“Ata më thoshin ‘të gjithë fansat të duan në platformë, ti mund të bësh deri në 100 milionë dollarë nëse thjesht zhvishesh’”, tha reperi.

Më pas ai shtoi: “Unë kam një grua me ngjyrë. Nuk kishte mundësi të më linte të shkoja atje dhe të bëja diçka të tillë, pa pagesë”.