Juve bën presion me Vlahovic, tani edhe sulmi bëhet “top”, ja pse titulli është i mundur
Më 4 shkurt, Juve udhëton në “San Siro”, sfidon Inter. Kjo për opinionin sportiv shihet si sfida që pritet të vendos titullin, por mund të mos jetë kështu, kjo pasi Juven e presin edhe disa transferta të tjera, po kaq të rëndësishme, si ato kundër Napoli, Lazio e Roma. Fakt është që në 2024, ekipi i Allegrit ka ndryshuar jo pak, kjo për meritë të sulmit, në veçanti të Vlahovic i cili ka realizuar 5 gola këtë vit, është sulmuesi me rendimin më të mirë këtë vit në 5 kampionatet më të rëndësishme në Evropë.
Vlahovic ka lënë pas plotësisht problemet fizike dhe është një arsye e fortë që tifozët të besojnë akoma më shumë se titulli nuk është i pamundur. Një tjetër detaj shumë pozitiv është fakti që mbrojtja e Juves vijon të perfomojë në nivele shumë të larta, vetëm dy gola të pësuar këtë vit. Ndaj Lecces ishte ndeshja e 12 këtë sezon që “Zonja e Vjetër” nuk pëson gol, vetëm Inter në Evropë ka bërë po kaq mirë se sa Juve.
Bardhezinjtë dinë se si fitohet titulli, është një ekip me shumë traditë në Itali, di të përballojë presionin e kreut, për më tepër që kanë dhe një avantazh shumë të madh, nuk luajnë në Evropë, ndryshe nga Inter që duhet të kujdeset edhe për Champions League.
()