‘Arta borëbardha, Roza shtriga…’/ Banorët nisin batutat në ‘BBV’
Mesdita e sotme në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, po kalohet me nota humori dhe batuta nga banorët, pas ditëve të tëra debatesh të nxehta. Shumica prej banorëve kanë shfrytëzuar rrezet e diellit për t’u bërë bashkë e për të folur me njëri-tjetrin, por këtë herë pa tone ta larta.
Ata kanë nisur një lojë të lezetshme me personazhe vizatimorë duke i identifikuar me secilin nga banorët. Arta ngjason me ‘Borëbardhën’, Romeo me ‘Princin’ dhe Roza me shtrigën. Kjo e fundit shkaktoi të qeshura mes banorëve. Dilema ishte Albi dhe Juli, se cili prej të dyve ngjasonte më shumë me personazhin e ‘Shrek’.
Dita ka nisur me pozitivitet në shtëpi por s’dihet sesi do të vazhdojë.