Vrau kunatin se i përdhunonte të bijën, rikthehet në paraburgim 50-vjeçari shqiptar në Greqi
Gjykata në Greqi ka rikthyer në paraburgim 50-vjeçarin shqiptar që vrau kunatin, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar të bijën për vite me radhë.
50-vjeçari qëndronte në arrest shtëpie për shkak të mosmarrëveshjes mes Prokurorit dhe Hetuesit.
Shqiptari vrau me armë gjahu 33-vjeçarin, dhe menjëherë më pas është dorëzuar në polici.
Ai e vrau pasi kishte mësuar nga vajza e tij tashmë 18-vjeçare se vëllai 33-vjeçar i gruas së tij të dytë e përdhunonte që në moshën 9-vjeçare dhe në periudhën e fundit po e shantazhonte duke publikuar materiale video.
AlbaniaWeb.net