Racizmi në futboll, Koulibaly në mbështetje të Maignan: Koha për të vepruar
Tifozët e Udineses lëshuan kore racizmi në fundjavë ndaj Mike Maignan, duke detyruar portierin e Milanit të braktisë përkohësisht takimin. E gjithë bota e futbollit është shprehur në mbështetje të Maignan, teksa edhe ish-mbrojtësi i Serie A Kalidou Koulibaly ka dhënë mendimin e tij.
“Fatkeqësisht, ne jemi sërish këtu, për të disa-tën herë. Jemi të skandalizuar nga një episod racizmi. Megjithatë, tani nuk është më koha për fjalë, në këtë pikë na duhen fakte. Ndryshe do të vazhdojmë të përjetojmë turpe të ngjashme në stadiume.
Derisa institucionet më të larta (sportive dhe jo) dhe klubet e futbollit nuk i japin përparësi absolute kësaj beteje, për fat të keq, jam i bindur se racizmi do të vazhdojë të hyjë në stadiume” – Tha futbollisti i Al-Hilal.
(J.S/)