Thu, Nov 28, 2024

Dua Lipa, Nicole Scherzinger dhe yje botërorë pozuan për të, vdes papritur fotografi i njohur

  • PublishedJanuary 23, 2024

Fotografi i famshëm Joseph Sinclair, i cili ka fotografuar Dua Lipën, Nicole Scherzinger dhe yjet e “The Crown”, ka vdekur papritur në moshën 49-vjeçare.

Sinclair fotografoi të gjithë, nga yjet e popit Dua Lipa dhe Nicole Scherzinger te aktori i Normal People, Paul Mescal dhe së fundmi, yjet e rinj të dramës mbretërore “The Crown”.

“Joseph fatkeqësisht vdiq të premten e kaluar. Kam folur me të rreth orës 16:00 në telefon, dhe më vonë kuptova se ai kishte vdekur atë mbrëmje. Të gjithë jemi shumë të trishtuar, ai ishte një njeri shumë i talentuar, tha menaxheri i tij, John Parkinson.

Sinclair ishte në profesionin e fotografit për gati pesëmbëdhjetë vjet. Ai u frymëzua nga filmat dhe muzika, ndërsa rritej profesionalisht në Angli në vitet ’80 dhe ’90.

I specializuar në portretet e të famshmëve, puna e tij është shfaqur në botime të tilla si GQ, Esquire, Vogue, Sunday Times dhe Vanity Fair. Ai gjithashtu xhiroi fushata publicitare për Netflix, Disney, Amazon dhe HBO.

“Fillova të bëj fotografi kur isha rreth tetë vjeç. I magjepsur nga kapja e njerëzve në film”, ka shkruar ai në faqen e tij të internetit. “Është pasioni për të krijuar që më shtyn. Gjëja e mrekullueshme për të pasur një aparat fotografik është se nuk e dini kurrë se ku do t’ju çojë, kë do të takoni dhe cili do të jetë projekti i ardhshëm emocionues”, shkruante ai.


AlbaniaWeb.net