‘Keni tension, e lodhni veten…’/ Graciano ‘provokon’ Julin dhe Ilnisën
Graciano Tagani është një nga banorët e rinj që u bë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother Vip’, spektaklin e mbrëmjes së djeshme.
Balerini duket se i ka studiuar paksa nga jashtë dinamikat dhe debatet e banorëve e po shfrytëzon momentin për t’ua vënë në dukje.
Teksa po pushonin në oborr, Graciano iu është drejtuar dy protagonistëve të debateve në shtëpi ditën e fundit, Julit dhe Ilnisës, se kanë tension me njëri-tjetrin një ‘provokim’ që shtangu në një moment dy banorët. Juli tha se ka qenë pa gjumë, ndërsa Ilnisa u justifikua se ka gjithë shtëpinë mbi shpatulla.
Biseda e plotë në videon më poshtë: