“Çohu kontrollo Gracianon”, Argjira Spanca merr mesazhin e pazakontë
Graciano Tagani është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Ai ka lënë jashtë çdo gjë dhe ka nisur garën për çmimin e madh në shtëpinë më të famshme. Në këto ditë të para të rrugëtimit të tij në ‘BBV’, mbështetja më e madhe për të ka qenë jo vetëm, familja e të afërmit por edhe e dashura e tij, moderatorja Argjira Spanca.
Argjira këtë mëngjes ka marrë një mesazh të pazakontë nga një ndjekëse e cila e ka kujtuar të bëjë ‘skin care’ për të nisur ditën dhe të kontrollojë Gracianon, që mesa duket e paska bërë gjumin ‘top’. Ky mesazh, siç shkruan ajo, ja ka bërë ditën më të mirë.
Postimi më poshtë: