Thu, Nov 28, 2024

Çfarë Është Hepatiti D? – Informacionet e Rëndësishme që Duhet t’i Dini

  • PublishedJanuary 25, 2024

Hepatiti D është një inflamacion i mëlçisë i shkaktuar nga virusi D (HDV). Infeksioni i hepatitit D nuk mund të ndodhë në mungesë të virusit të hepatitit B, shkruan faqja melarossa.it.

Infeksioni i përbashkët me HDV-HBV konsiderohet forma më e rëndë e hepatitit kronik viral për shkak të përparimit më të shpejtë drejt karcinomës hepatocelulare.

Ata që janë më të rrezikuar nga infeksioni janë ata që përdorin drogë në vena, ata që kanë kontakte seksuale të pambrojtura dhe ata që përdorin pajisje të pasterilizuara.

Pas një periudhe inkubacioni prej rreth 3-7 javësh, fillojnë të shfaqen simptomat e para, si verdhëza (lëkura e verdhë), urinë me ngjyrë të errët, ethe dhe simptoma gastrointestinale.

Diagnoza vendoset, pas një anamneze dhe një ekzaminimi objektiv, nëpërmjet një kampioni të thjeshtë gjaku. Shkalla e vdekjeve në superinfeksion luhatet midis 2% dhe 20% të rasteve dhe vaksinimi kundër hepatitit B është metoda e vetme për të parandaluar infeksionin HDV.

Hepatiti D mund të jetë akut ose kronik. Forma akute shfaqet papritur dhe në përgjithësi shkakton simptoma më të rënda. Megjithatë, nëse infeksioni zgjat për gjashtë muaj ose më shumë, gjendja njihet si hepatiti kronik D.

Virusi mund të jetë i pranishëm në trup për disa muaj përpara se të shfaqen simptomat. Ndërsa hepatiti kronik D përparon, shanset për komplikime rriten.

Shumë njerëz me këtë gjendje përfundimisht zhvillojnë cirrozë.

Megjithëse trajtimi i HDV-së mund të jetë një sfidë, mjekët shpresojnë se trajtime më të mira janë në rrugë e sipër.

Hepatiti D nuk shkakton gjithmonë simptoma, por kur ato ndodhin shpesh përfshijnë:

  • zverdhjen e lëkurës dhe të së bardhës së syve
  • dhimbje artikolare
  • dhimbje barku
  • humbja e oreksit
  • urinë e errët
  • lodhje e vazhdueshme./Burimi: ATA