Thu, Nov 28, 2024

‘Si të duket çifti Ueda-Arlind?’/ Xhoana i përgjigjet provokimit të fansit

  • PublishedJanuary 25, 2024

Ueda dhe Arlind janë çifti i cili dolën fitues nga formati i njohur i dashurisë ‘Love Island Albania’. Ndonëse u pa dhe u komentua se lidhja e tyre ishte e gjitha në kuadër të lojës për të fituar, dyshja edhe sot e kësaj dite kanë ruajtur romancën e tyre e madje thuhet se gjërat janë bërë serioze, si prezantimi te familjarët dhe bashkëjetesa.

Por para gjithë kësaj historie, nëse kujtojmë, në formatin e dashurisë Arlindi fillimisht pati simpati për një tjetër vajzë, Xhoanën e cila, nuk arriti të shkonte as deri në gjysmë finale.

Pas skualifikimit ajo akuzoi Arlindin se nuk ka qenë i sinqertë në ndjenjat e tij ndaj saj pasi, filloi të dilte në takime me Uedën. Edhe sot e kësaj dite, çështje zilie ose, Xhoana nuk beson akoma në ndjenjat e çiftit të ri. Të njëjtën gjë ka theksuar edhe në një ‘ask’ të fundit në Instastory.

Postimi më poshtë: