Seanca ndaj Belerit, merren në pyetje kancelarët e prokurorisë dhe gjykatës së Vlorës
Në Gjykatën e Posaçme në procesin në ngarkim të Fredi Belerit u pyetën kancelari i prokurorisë së Vlorës Përparim Hoxha dhe kancelaria e gjykatës së Vlorës, Frida Gani.
“Unë nuk kam akses as tek protokolli as tek regjistruar e çështjeve. Këtë funksion e kryen kryesekretarja e cila herë pas here ndihmohet edhe nga persona të tjerë, për shkak të volumit të punës. Nuk ka në prokurorin e Vlorës, një punonjës specifik për protokollin. Si Kancelar nuk kam përpiluar asnjë shkresë apo dokument për SPAK dhe GJKKO, për çështjen Beleri. Prokurorët e gatshëm për aktohen nga drejtuesi i prokurorisë, çdo muaj. Në rast të zgjedhjeve ka më shumë prokuror të gatshëm, për shkak të ngjarjeve”-deklaroi Hoxha.
“Kancelari nuk merret me regjistrat ose protokollet me këto merret kryesekretaria. Dosjet sekrete nga prokuroria vijnë të mbyllura me zarf, shënohet në regjistër dhe më pas i dërgohet zarf i pahapur gjyqtarit që është i gatshëm. Për veprime të ngutshme nuk e di nëse administrata ka dalë jashtë orarit zyrtarë 08:00-16:00”-deklaroi kancelaria e gjykatës së Vlorës.
AlbaniaWeb.net